Ministrja e Jashtme e Spanjës ka konfirmuar zyrtarisht për mediat spanjolle se ka pranuar pasaportat e Kosovës.
Gazeta prestigjioze spanjolle, El Pais ka njoftuar se MPJ e Spanjës ka konfirmuar njoftimin e zyrtarëve shtetërorë të Kosovës se vendi Iberik tashmë zyrtarisht pranon si të vlefshme pasaportat e Kosovës, pavarësisht faktit se nuk e njeh pavarësinë e shtetin e shpallur në vitin 2008.
El Pais kujton se Liberalizimi i vizave për Kosovën u miratua nga Këshilli Evropian marsin e vitit të kaluar dhe nga Parlamenti Evropian një muaj më vonë.
Megjithatë, Komisioni paralajmëroi në atë kohë se Spanja ishte përjashtuar nga ky vendim duke mos njohur vlefshmërinë e pasaportave të lëshuara nga autoritetet kosovare.
Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, José Manuel Albares, than ë atë kohë se “Spanja ka një politikë të mosnjohjes ndaj Kosovës dhe se në këtë rast përfshinë edhe mosnjohjen e pasaportave kosovare”.
Ministria spanjolle e Punëve të Jashtme pasi ka konfirmuar pranimin e pasaportës kosovare në doganën spanjolle, nuk ka shpjeguar për El Pais arsyet që kanë çuar në këtë vendim, që tashmë implikon edhe ndryshimin e disa rregulloreve.
Viteve të fundit, qeveria spanjolle e ka kushtëzuar njohjen e pavarësisë së Kosovës me një marrëveshje që Kosova do ta kishte me Serbinë, por ka siguruar se nuk do të pengonte afrimin e shtetit të ri me Bashkimin Evropian.
Qeveria Spanjolle ka pranuar pjesëmarrjen e autoriteteve kosovare në samitet e BE-së me Ballkanin Perëndimor, por duke u përjashtuar flamujt dhe shenjat dalluese të shtetit të Kosovës.
I fundit nga këto samite u mbajt më 13 dhjetor në Bruksel, nën Presidencën spanjolle të Bashkimit Evropian./Telegrafi/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç