U shkarkua nga Polonia pas humbjes nga Shqipëria, Santos emërohet trajner i Besiktasit

17:42 | 7 Janar 2024
D.H

Fernando Santos është trajneri i ri i Besiktas.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra e Besiktasit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.

Vetarani portgez, i shkarkuar si trajner i Polonisë pas goditjes që mori në “Air Albania” nga Shqipëria në kampanjën kualifikuese të Evropianit 2024 me Poloninë, nis një përvojë të re në klubin e kryeqytetit turk.

“Portugezi Fernando Santos është emëruar si trajner i ekipit tonë të futbollit. Ne e mirëpresim në shtëpinë e tij të re. Asistentët e Fernando Santosit janë Joao Carlos Viana Cunha Costa, Paulo Jose Ramos Mendes, Justino Fernando, Ricardo Miguel Candido de Sousa. Santos, Jorge Manuel Caetano do Rosario”, shkruhet në njoftimin e Besiktasit.

Kujtojmë që Fernando Santos ka fituar Kampionatin Evropian me Portugalinë në vitin 2016./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme