Manchester City kalon shumë lehtë në raundin tjetër të FA Cup

17:02 | 7 Janar 2024
D.H

Manchester City ka arritur të shënoj fitore në rrethin e 1/32 të finales në kuadër të FA Cup ndaj Huddersfield me rezultat 5-0.

Foden hapi llogarinë e golave në minutën e 33-të, shkruan Arbresh.info.

Alvarez katër minuta më vonë dyfishoi epësinë e ‘qytetarëve’.

Ndërkohë Bobb trefishoi epërsinë në minutën e 58-të.

Foden shënoi golin e dytë personal për të dërguar rezultatin në 4-0.

Kurse rezultatin final për 5-0, e vendosi Jeremy Doku.

City me këtë fitore kalon në rrethin e 1/16 së finales në FA Cup./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme