Smakiqi: Dakaj është dërguar në qendrën e paraburgimit në Beograd

16:38 | 7 Janar 2024
E.G

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj i cili të premten është arrestuar nga autoritet e Serbisë në Merdarë, është dërgaur nga Qendra e Ndalimit në Krushumli në Qendrën Kryesore të Paraburgimit në Beograd, në rrugën Bacvanska.

Kështu bën të ditur avokati i tij, Xhevdet Smakiqi me anë të një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.

“Informatat e fundit per rastin e arrestimit te Hasan Dakaj qe i kam marre janë se tashmë z. Hasan Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit ne Kushumli ne Qendren Kryesore te Paraburgimit ne Beograd ne rrugen Baçvanska.”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Prokuroria serbe pretendon se Dakaj në vitin 1999 ka kryer krime lufte.

“Ish-pjestari i UÇK-se Hasan Dakaj pretendohet nga Prokuroria serbe se kinse ai ne vitin 1999 ka kryer krime lufte si 19 vjeçar. Sipas detyres zyrtare Hasan Dakaj i është caktuar një avokat nga Serbia, ku ne intervistimin para prokurorit serb Hasan Dakaj është deklaruar i pafajeshem edhe per faktin se fare nuk ka qenë në ato lokacione sipas dyshimeve te prokurorise se Serbise dhe se është ngatrruar ne identitet me dikend tjetër.”, shtoi ndër të tjera ai.

Smakiq bën të ditur se të martën pritet një seancë dëgjimore për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë serbe lidhur me masën e paraburgimit.

“Ne cilësinë e avokatit te Familjes Dakaj jam në kontakt orë pas ore me te ngarkuarin ne Zyren Nderlidhëse te Kosoves në Beograd dipomatin z.Jetish Jashari dhe e falenderoj per qasjen profsionale. Por duke qenë se arrestimi i Hasan Dakaj është ndalim politik për t’iu hakmarr pjestareve te UÇK-së për arritjen e pavarësisë dhe qe mos t’i lejojë ta gezojnë liberalizimin e vizave kategoria qe ka kontribuar për këtë ditë përbën çështje poltike dhe fare pak juridike.”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera, ai i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe ministers Gërvalla dhe secilit diplomatë te bëjë presionin diplomatik e politikë qe ndermjetesit e dilogut dhe ambasadat e vendeve mike te ndikojnë qe Hasan Dakaj i pafajeshem te lirohet sa me shpejt./Arbresh.info/

 

Të ngjashme