Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka uruar të gjithë besimtarët e fesë ortodokse me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.
Sveçla me anë të një postimi në Facebook ka uruar që paqaja harmonia e solidariteti që përcjell kjo festë qofshin vlerat që bartim gjithmonë secili prej nesh, shkruan Arbresh.info.
“Të gjithë qytetarëve tanë të besimit ortodoks, ju uroj për shumë mot Krishtlindjet. Për festa si këto që mbledhin më të dashurit rreth tryezës për të festuar, uroj për begati në tryezë, ngrohtësi e dashuri në familjet tuaja. Paqja, harmonia e solidariteti që përcjell kjo festë qofshin vlerat që bartim gjithmonë secili prej nesh.”, ka shkruar ai.
“Gëzuar e për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës