Google ADS

Komuna e Leposaviqit arrin një marrëveshje me punëtorët e arsimit

13:27 | 7 Janar 2024
E.H

Komuna e Leposaviqit njofton se kanë arritur një marrëveshje me përfaqësuesit juridik të punëtorëve të arsimit dhe kësaj komune.

Në njoftim thuhet se për herë të parë, punëtoret e arsimit në Komunën e Leposaviqit do ti realizojnë të drejtat e tyre që rrjedhin nga kontratat kolektive e Arsimit në Republikën e Kosovës.

“Me datën 05.01.2024 në hapsirat e komunës së Leposaviqit, është arritur marrëveshja mes Komunës së Leposaviqit, e përfaqsuar nga Kryetari i kësaj komune z.Lulzim Hetemi, dhe përfaqsuesve juridik të puntorëve të arsimit në këtë Komunë, Avokat Avdi Ademi, Avokat Uvjes Gashi dhe Avokat Bajram Halimi nga Mitrovica, me ndërmjetësuesin Bekim Ismaili, ku për herë të parë puntorët e arsimit do ti realizojn të drejtat e tyre që rrjedhin nga kontratat kolektive të Arsimit në Republikën e Kosovës, njëherit duke falenderuar Gjykatën Themelore në Mitrovicë për mundësinë e dhënë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme