59 pallate në Shkodër po vishen me sistemin kapot, Rama: Ndikojnë në uljen e kosotos së energjisë

12:18 | 7 Janar 2024
E.H

59 pallate në qytetin e Shkodrës në Shqipëri po marrin pamje tjetër.

Ato po vishen me sistemin kapot, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, teksa ka thënë se kjo do të ndikoj në uljen e kostos së energjisë dhe rritjen e vlerës së pronës.

“Hyrja e Shkodrës po merr një pamje tjetër ku po vishen me sistemin kapot 59 pallate, me ndikim në uljen e kostos së energjisë dhe rritjen e vlerës së pronës”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme