Balla: Heroi ynë Isa Boletini ka meritën e veçantë si krijuesi i parë i Gardës Kombëtare

09:23 | 7 Janar 2024
E.H

Garda Kombëtare e Republikës së Shqipërisë ka shpallur konkurs për 70 vende të lira për punonjës të nivelit bazë, në gradën Inspektor.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla i cili ka dhënë detaje rreth konkursit.

Balla përmes një postimi në Facebook, ka thënë se çdo i ri apo e re, të moshës 19–30 vjeç, që kanë dëshirë të shërbejnë në Gardë mund të aplikojnë deri në datë 26 janar 2024.

Postimi i plotë:

Garda e Republikës kryen çdo ditë misionin e saj me vendosmëri dhe besnikëri ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të shtetit. Ndoshta shumë nuk e dinë faktin se heroi ynë Isa Boletini ka meritën e veçantë si krijuesi i parë i Gardës Kombëtare në mbrojtje të Qeverisë së Vlorës.

Sot, Garda e Republikës po hyn në një fazë të re transformimi dhe ju fton të bëheni pjesë e saj, duke shpallur konkurimin për 70 vende të lira për punonjës të nivelit bazë, me gradën Inspektor.

Çdo i ri apo e re, të moshës 19–30 vjeç, që kanë dëshirë të shërbejnë në Gardë mund të aplikojnë deri në datë 26 janar 2024. Aplikantët do t’i nënshtrohen testimit në tre faza, vlerësimit të aftësive shëndetësore, intervistës dhe testit psikologjik si dhe testimit të aftësive fizike.

Procesi i testimit do të zhvillohet në datë 29 janar 2024, pranë Qendrës së Aftësimit Profesional të Gardës së Republikës, në Mullet, Tiranë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme