Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha në një deklaratë të shtunën se lufta kundër Hamasit “nuk duhet të ndalet” derisa Izraeli të arrijë tre objektiva kryesore: “eliminimi i Hamasit, kthimi i pengjeve izraelite dhe garantimi që Gaza nuk do të jetë më një kërcënim për Izraelin”.
Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij, kryeministri tha se Izraeli “nuk do t’i japë Hamasit imunitet askund dhe ne po luftojmë për të rivendosur sigurinë si në jug ashtu edhe në veri”, shkruan CNN.
“Deri atëherë dhe për këtë qëllim duhet të lini gjithçka mënjanë dhe të vazhdoni me forca të përbashkëta derisa të arrihet fitorja e plotë”, përfundoi ai./abcnews.al
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...