Fuqia e madhe e luleve: Përse duhet që sa më parë t’i vendosni në tavolinën e punës!

21:29 | 6 Janar 2024
R J

Futja e natyrës në zyrë është njëra ndër mënyrat më të mira që të zvogëlohet stresi, të përmirësohet humori dhe efikasiteti i punës dhe të ngrihet niveli i energjisë dhe i rezistencës ndaj sëmundjeve

Në hulumtimin të cilin e ka bërë ekipi profesoreshës Margaret Barçet të Universitetit Teknologjik të Sidnejit, është zbuluar që lulet e dhomës mund të ulin nivelin e toksinës në ajër madje për 20 për qind, ndërkaq hulumtimet e tjera shtojnë që mund të zvogëlojnë lodhjen, kollën, inflamacionin e fytit dhe simptomat e ftohjes për më shumë se 30 për qind dhe mungesën e shpeshtë nga puna për 60 për qind.

Në të vërtetë, ajri në lokalet e mbyllura është 5 – 10 për qind më i ndotur se ai i jashtmi. Te personat të cilët kryesisht qëndrojnë në hapësira të mbyllura mund të shfaqen probleme shëndetësore si p.sh.: kolla, vështirësi me frymëmarrjen, astma dhe problemet e tjera me sistemin e frymëmarrjes, si edhe problemet me sistemin kardiovaskular (siç është qarkullimi i dobët i gjakut), transmeton Telegrafi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme