Google ADS

Kurti mirëpret vendimin e marrë nga Spanja për njohjen e pasaportës së Kosovës

20:37 | 6 Janar 2024
R J

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka mirëpritur vendimin që Spanja të njohë pasaportat e Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Ai  në një postimi në “Instagram”  ka shkruar se vlera po i rritet pasaportës së Kosovës dhe dinjiteti shtetit tonë.

“Viti 2024 është vit i fuqizimit të pasaportës së Republikës sonë. Asaj sa vjen e po i shtohet vlera, e shtetit tonë dinjiteti. Nga janari, Spanja i është bashkuar shteteve të Bashkimit Evropian që e njohin pasaportën e Kosovës. Gëzuar!”- ka shkruar Kurti./Arbresh.info/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme