Tre të rinj shqiptarë që ishin nisur për në Gjermani janë dhunuar në mënyrë mizore në Mal të Zi.
Sapo kanë zbritur nga trageti në afërsi të Herceg Novit, shqiptarët thuhet se janë dhunuar nga 8 persona civilë të veshur me veshje ushtarake.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 dhe të rinjtë janë masakruar me grushta dhe shkelma nga këta persona ende të paidentifikuar.
Njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe për momentin po merr ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit në Mal të Zi.
Shqiptarët nuk kanë shkëmbyer asnjë fjalë me personat që i kanë nxjerrë me forcë nga makina dhe dhunuar, prandaj nuk dihet nacionaliteti i tyre.
Të afërmit e tyre kanë kërkuar ndihmë nga policia e Tiranës por askush nuk iu ka ofruar ndihmë.
Shpresojmë që pas këtyre pamjeve të rënda, autoritetet shqiptare të reagojnë dhe të zbardhin ngjarjen e rëndë që mund të kishte pasoja edhe më tragjike.
Mesazhi i familjarëve:
Pershendetje Joq Esht shum urgjenet kerk9jm ndihm rrihen 3 shqiptar ne Mal te zi nisur rruges per gjermani
Sa kaluam tragetin ne rruges per Budva…nuk na merr njeri persiper as polici e as asigje
Ju lutem beni dicka Kemi shum Video dhe fakte tjera I kan sulmuar Civil te veshur soi ushtar Sot rreth ores 13:30
Sa kan kaluat Kotorrin kan qen 8 persona Ju lutem vetem mos na postoni fytyren
Jan 3 persona por vetem dy jan rrahur keq i 3 nuk kan arrit ta nxjerrin nga makina! Njeri esht rrahur per vdekje nuk e dim fare situaten si esht vetem e shikoja qe nuk fliste dot! Te 3 personat nuk kan asnje lidhje ne Mal te zi thjesht kan qen rruges per Gjermani. Te 3 personat jan te afermit e mi
Isha dhe ne polici ne Tiran kerkova nje ndihm por nuk me ndimuan fare
Than skemi cf tbejm ne. Jo thjesht jan rrahur me persona te paindetifikuar
Per momentin ndodhen ne spital ne urgjenz
Jo skan kominikuar fare direkte i kan goditur. Ikan zbrit nga makina dhe vetem grushta e shkelma.
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor