Sulmuesi anësor i Lille, Edon Zhegrova, ka shpërthyer në ndeshjen e Kupës së Francës në përballje me Golden Lion, duke shënuar tri gola dhe duke asistuar dy herë.
Zhegrova fillimisht asistoi te dy golat e parë për Yusuf Yazici dhe Jonathan David.
Pas kësaj ishte radha e golave ku brenda nëntë minutave ai kompletoi het-trikun, në minutat 33’, 41’ dhe 42’.
Për këtë super paraqitje, Edon Zhegrova u vlerësua nga SofaScore me notën maksimale 10.
Ai në këtë ndeshje kishte edhe pesë pasime kyçe dhe pesë gjuajtje në kuadrat.
Edhe pse kundër një ekipi amator, Zhegrova kishte një paraqitje të jashtëzakonshme. /Telegrafi/
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte