Fluks i madh automjetesh, deri në nëntë orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

17:33 | 6 Janar 2024
R J

Mërgimtarët tash e sa ditë po përballen me kolona të gjata dhe pritje disa orëshe në kufi.

Pika kufitare më e ngarkuar vijon të jetë ajo në Merdarë, ku qytetarët po presin deri në mbi 8 orë për të kaluar.

Sipas Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar, të përditësuara në orën 16:09, kolona e veturave që janë duke pritur të dalin nga Kosova në Merdarë është 4500 metra, shkruan Arbresh.info.

Qytetarët janë duke pritur mbi 5 orë për daljen nga Kosova ndërmjet pikës kufitare në Mutivodë.

Ndërsa në Jarinjë qytetarët janë duke pritur deri në 3 orë për të dalë nga kjo pikë kufitare.

Kolona të gjata të veturave janë krijuar dhe në Muçibabë, ku qytetarët po presin deri në dy orë.

Kliko këtu për tu informuar rreth kohës reale lidhur me gjendjen në kufi./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme