Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka reaguar pas rastit të arrestimit të ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hasan Dakaj, nga policia serbe në pikën Kufitare në Merdarë.
Ata kanë kërkuar nga autoritet kosovare që të sigurojnë mbrojtje juridike, transmeton Arbresh.info.
“Autoritetet serbe në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë arrestuan ish – ushtarin e UÇK – së, Hasan Dakaj nga Prizreni e që nuk ishte arrestimi i parë dhe sigurisht as edhe i fundit i ushtreve të UÇK- së. Para katër vjetëve ishte arrestuar, po me këtë pretekst edhe Nezir Mehmetaj i cili ende mbahet në burgjet e Serbisë. KMDLNj – ë disa herë përmes reagimeve publike kishte kërkuar që të gjithë ata që mund të arrestohen mos të udhëtojnë nëpër Serbi aq më parë që kanë shumë mundësi tjera udhëtimi, pa qenë e nevojshme kalimi nëpër Serbi”, thuhet në komunikatë.
KMDLNJ tutje thotë se autoritetet kosovare, në pamundësi të sigurojnë përkrahje për të arrestuarit, shqiptarë dhe shtetas të Kosovës, mjaftohen me deklarata publike politike duke kërkuar ndihmë nga ndërkombëtarët.
“Në rastin konkret, arrestimit të Hasan Dakaj autoritetet kosovare duhet të sigurojnë mbrojtje juridike dhe të përkrahin materialisht familjen e të arrestuari gjatë vizitave anëtarit të arrestuar dhe gjatë qëndrimit në Serbi. Autoritetet kosovare duhet të kërkojnë nga ndërkombëtarët, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq të vizitojë të arrestuarit, shtetas të Kosovës nëse iu respektohen të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria. Nëse sigurohen kushtet, KMDLNj është i gatshëm në çdo kohë të vizitojë të arrestuarit, shtetas të Kosovës që mbahen në burgjet e Serbisë, eksluzivisht nga pozita e monitoruesit të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria. Prania e monitoruesve gjatë mbajtjes së të arrestuerve ne qendrat e ndalimit sikur edhe gjatë gjykimit krijon siguri më të madhe për personat e privuar nga liria dhe një proces gjyqësor më të drejtë dhe më transparent”. /Arbresh.info/
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...