Arrestohet kamionisti që goditi për vdekje mbrëmë këmbësorin në magjistralen Prishtine – Mitrovicë

16:13 | 6 Janar 2024
R J

Mbrëmë në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë më saktësisht në fshatin Stanoc të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident me fatalitet ku si pasojë një person i moshës 56 vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes

Sot gjatë ditës si rezultat i hetimeve të hetuesve të njësisë së trafikut rrugor, shoferi i kamionit i cili ka shkaktuar aksidentin mbrëmë është identifikuar dhe është arrestuar, transmeton Arbresh.info.

 

Lexo edhe:

Aksident me fatalitet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, Policia jep detaje

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Avni Zahiti.

“Arrestohet i dyshuari për  përfshirje në aksident trafiku  me fatalitet.

Si rezultat i hetimeve intensive, hetuesit e Njësisë së Trafikut Rrugor, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin shoferin e automjetit transportues (kamion) i cili dyshohet për  përfshirje  në  aksident trafiku me pasojë fataliteti  i ndodhur dje me datën 5 janar 2024, rreth orës 16:43, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Stanovc, ku ka humbur jetën viktima (këmbësori) mashkull kosovar.

Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit m/sh/k,  i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka thënë Zahiti./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme