Google ADS

Deputetja e LDK-së reagon për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së

16:02 | 6 Janar 2024
R J

Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar për arrestimin e Hasan dhe Xhavit Dakaj përmes një njoftimi në Facebook.

Ajo ka shkruar se para katër vitesh, Serbia ka arrestuar Nezir Mehmetaj.

Kica Xhelili është shprehur se Serbia është peng i mendësisë shoviniste dhe se ky ka qenë verzioni ynë i përhershëm, dhe mbetet i vetmi i saktë, shkruan Arbresh.info

Postimi i plotë:

Para 4 vitesh, Serbia arrestoi Nezir Mehmetajn. Tani, arrestoi dhe Hasan e Xhavit Dakën, plotësisht mbi baza etnike. Derisa Xhaviti u lirua, Hasani vazhdon të mbahet.

Gjuajtën me gur e maltretuan Kosovarët që udhëtonin tranzit, pak kohë pas sulmit brutal të opozitarit serb.

Serbia është peng i mendësisë shoviniste. Ky ka qenë verzioni ynë i përhershëm, dhe mbetet i vetmi i saktë. E derisa është e tillë, duhet të mbesim shumë vigjilent mbi rreziqet e Serbisë si kalim tranzit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme