Google ADS

Kontrata e Komunës së Prishtinës për biçikletat, Kërçeli: Çmime astronomike

15:01 | 6 Janar 2024
E.G

Shefi i Kabinetit të Kuvendit të Kosovës, Ilir Kërçeli ka reaguar lidhur me kontratën për biçikletat në komunë  e Prishtinës.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka shkruar se se kanë kaluar mbi pesë muaj prej se është nënshkruar kontrata dhe ende nuk janë lëshuar për qarkullim biçikletat, shkruan Arbresh.info.

“2.744 euro për një biçikletë klasike. (Shuma totale 500,000 euro). Komuna e Prishtinës në korrik të vitit 2023, ka nënshkruar kontratën për furnizimin me biçikleta për kryeqytetin. Edhe pse kanë kaluar mbi 5 muaj prej se kur është nënshkruar kjo kontratë, fati i biçikletave me çmim astronomik ende nuk dihet”, ka shkruar Kërçeli.

Sipas tij, biçikleta të tilla me pak hulumtim mund t’i gjeni me çmim deri në 6 here më të lirë.

“Qytetarët e Prishtinës ndoshta edhe nuk kanë jetuar në Londër, por biçikleta kemi pa edhe në Prishtinë”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme