Avokati i Nikola Sanduloviqit, Çedomir Stojkoviq, ka thënë se deklarata e ish-drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA), Aleksandër Vulin, se ka dhënë urdhrin për ndalimin e Sanduloviqit, është gënjeshtër.
Sipas tij, Vulini po e merr përgjegjësinë për ta mbuluar presidentin Aleksandër Vuçiq.
Stojkoviq ka deklaruar se Vulini nuk mundi ta urdhëronte ndalimin e Sanduloviqit pasi Vuçiqi i tha të jepte dorëheqje dy muaj para se Sanduloviq të vendoste lule në Prekaz.
“Vulin nuk e urdhëroi arrestimin sepse as nuk mundi ta urdhëronte – sepse Aleksandar Vuçiq i tha të jepte dorëheqjen dy muaj para se Sanduloviq të postonte në rrjetin social X për vendosjen e luleve mbi varret e shqiptarëve. Kjo është një deklaratë e dakorduar mes Aleksandar Vuçiqit dhe Aleksandar Vulinit, sepse karriera politike e Vulinit në Serbi ka përfunduar në marrëveshje me Vuçiqin, dhe tani ai mund (në mënyrë të rreme) të marrë përgjegjësinë për gjithçka që i shkakton dëm ndërkombëtar regjimit të Aleksandër Vuçiqit”, ka shkruar Stojkoviq në ‘X’./rtk/
⚠️FAKE ⚠️FAKE⚠️FAKE⚠️
Aleksandar Vulin je upravo u medije pustio OČIGLEDNU LAŽ: “Sandulović je priveden po mom naređenju koje je ostalo na snazi i nakon moje ostavke”.Radi se i dogovorenom preuzimanju odgovornosti za nešto sa čim Aleksandar Vulin nema nikakve veze!… pic.twitter.com/8Akd5S42BQ
— Advokat Čedomir Stojković ☘️🇷🇸🇺🇦🌏 (@FIGHT_4_RIGHT_S) January 6, 2024
LEXO EDHE:
Vulin: Unë e kam dhënë urdhrin për arrestimin e Sanduloviqit, shërbimet tjera i vrasin tradhtarët
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës