Ish-shefi i BIA-s, Aleksander Vulin ka thënë se politikani serb, Nikolla Sanduloviq u arrestua si rezultat i një urdhri që e ka dhënë sa ka qenë në krye të inteligjencës serbe.
Avokati serb, Çedomir Stojanoviq tha se Sanduloviqi është rrahur për shkak se postoi një video në platformën X ku shihej duke vënë lule te varrezat e familjes Jashari në Prekaz dhe për faktin se kishte kërkuar falje për krimet serbe në Kosovë.
“Sanduloviq është arrestuar sipas një urdhri tim, që mbetet në fuqi edhe pas dorëheqjes time. Ai është ndaluar nën dyshimet për minimin e rendit kushtetues dhe në mënyrë aktive ka mbështetur të ashtuquajturën ndarje të Kosovës.”, ka thënë Vulin për Novostin.
Ai tutje ka thënë se Sanduloviq është ndaluar “me urdhër timin dhe të prokurorit”.
Ndër të tjera ai i ka kërkuar falje serbëve se s’mundet të bëj më shumë lidhur me këto raste.
“I kërkoj falje Serbisë që nuk mund të bëj asgjë më shumë. Nuk e di se për cilët tradhtarë të tjerë janë aktive urdhrat e mi për arrestimin dhe sjelljen e tyre para prokurorëve kompetentë, por është mirë që tradhtarët të kontrollojnë vetën, shpresoj që urdhrat të mos jenë hequr.”, ka thënë Vulin.
Vizitoi varrezat e Jasharve, politikani serb arrestohet nga BIA
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...