Arrestohet në Bari të Italisë, Agron Tufa i dënuar me 30 vite burg në mungesë për një vrasje të kryer në 2018-ën në Fushë Krujë.
Bëhet fjalë për ekzekutimin e 34-vjeçarit Eljon Hysa, i njohur ndryshe edhe si Kevin Hysa.
Trupi i të riut nga Gjormi i Kurbinit u gjet i groposur në këtë vend, në afërsi të varrezave të fshatit Shelqet të Krujës.
Viktima ishte në atë kohë në kërkim nga policia si i dyshuar për një vrasje të ndodhur në Sarandë.
Ishin familjarët e tij që shkuan në polici dhe thanë se kishin humbur gjurmët me të riun.
Pas zbulimit të trupit të pajetë u arrestua një person i identifikuar si Hysni Rama.
Ai pranoi pjesëmarrjen në krim dhe u dënua me 20 vite heqje lirie nga Gjykata e Krujës.
Në kërkim gjatë gjithë këtyre viteve ishte Agron Tufa, për të cilin ishte dhënë dënimi me 30 vite heqje lirie.
Shkak për krimin, policia tha se u bënë konfliktet për prishjen e pazareve të drogës. Hysa ishte qëlluar me një plumb në kokë dhe më pas ishte groposuar pranë parcelës me kanabis. Për Tufën do të nisin tani procedurat e ekstradimit për të vuajtur dënimin në vendin tonë.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të punës gjurmuese me qëllim sigurimin e informacioneve për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale, Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit siguroi informacion në lidhje me vendndodhjen e saktë në Bari të Italisë, të shtetasit në kërkim ndërkombëtar Agron Tufa, i dënuar nga Gjykata e Krujës, me 30 vjet burgim.
Informacioni i siguruar nga Drejtoria për Krimet e Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është shkëmbyer në kohë reale nëpërmjet Interpol Tiranës me Interpol Romën dhe falë këtij informacioni Policia italiane në kuadër të operacionit “Informacioni”, kapi në Bari, Itali dhe arrestoi me qëllim ekstradimi shtetasin e kërkuar Agron Tufa.
Në vitin 2021, Gjykata e Krujës e ka dënuar këtë shtetas, me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje.
Shtetasi Agron Tufa, në bashkëpunim me shtetasin H. R., ka vrarë me armë zjarri në Nikël, Krujë, shtetasin K. H., dhe më pas e kanë djegur trupin e tij.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në vendin tonë./tvklan/
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...