Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në fshatin Zhub pasi që të njëjtit kanë tentuar të kontrabandojnë 7 krerë viça në drejtim të Shqipërisë.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:45, bën të ditur policia, shkruan Arbresh.info.
Sipas policisë, rasti i dorëzohet doganës për trajtim të mëtutjeshëm.
“Fsh. Zhub 05.01.2024 – 11:45. Nga njësiti policor janë ndalur tre të dyshuar meshkuj (një kosovar dhe dy shtetas të Shqipërisë), pasi që të njëjtit me një kamionetë kanë tentuar që të kontrabandojnë 7 krerë viça në drejtim të Shqipërisë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti i kompletuar i dorëzohet doganës për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në raport./Arbresh.info/
Përpara duelit me Serbinë, Zvicra e fokusuar vetëm në futbol...
Marina shuan pretendimet se është ndarë me Getin
E konsumojnë edhe sportistët e njohur, dobitë shëndetësore q...
Sa shumë gjumë është shumë, pse nuk duhet të flini tepër?
Çfarë i ndodh trupit kur rritet tensioni i lartë i gjakut
Raporti i antidrogës italiane: Rrjetet kriminale shqiptare p...