Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasiqë i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri duke vrarë një qen.
Sipas policisë, nga i dyshuari janë konfiskuar dy pushkë gjuetie, një pistoletë, dy karikatorë, dy fishekë të kalibrit 12 GA, 28 fishekë të kalibrit 9mm dhe dy leje të armëve me afat të skaduar, shkruan Arbresh.info.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt, bën të ditur policia.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE /PËRDORIM I ARMËS Fsh. Vidaj, Klinë 04.01.2024 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri duke e vra një qen. Nga i dyshuari janë konfiskuar dy pushkë gjuetie, një pistoletë, dy karikatorë, dy fishekë të kalibrit 12 GA, 28 fishekë të kalibrit 9mm dhe dy leje të armëve me afat të skaduar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore