Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka reaguar pas arrestimit të ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj, në Merdarë nga policia serbe.
Sipas tij, arrestimi i Dakajt përben një sinjal tepër të rrezikshëm, shkruan Arbresh.info.
“Arrestimi i papranueshëm në Merdare i ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj, nga policia serbe, përbën një sinjal tepër të rrezikshëm në vazhdën e ngjarjeve që tregojnë se autokracitë sot po sulmojnë nga të gjitha anët stabilitetin dhe paqen.”, ka shkruar Konjufca.
Tutje ai u shpreh se e vetmja mënyrë e mbijetesës së tyre është shtypja e opozitës dhe demokracisë së brendshme, por dhe dëmtimi me çdo mjet i fqinjëve.
Kreu i Kuvendit u shpreh se mungesa e ndëshkimit ndaj Serbisë po e rrit numrin dhe natyrën e sulmeve të saj mbi Republikën e Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Ai ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Dakajt.
“Mbajtja e tij peng, vetëm pse është ish-ushtar i UÇK-së, tregon që në Serbi kemi të bëjmë me një qeveri dhe me një shtet që nuk ka ndryshuar aspak në raport me atë Serbi që bëri krime lufte, spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë.”, shkroi ndër të tjera Konjufca.
“Me këtë akt, qeveria serbe dëshmon se është në përputhje të plotë me politikën e regjimit të Millosheviqit.”, shtoi ai.
Po ashtu, Konjufca i bëri thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar ndaj Serbisë për lirimin e Dakajt.
“Akte të tilla mbi qytetarët tanë nuk do të tolerohen në asnjë mënyrë. Thirrja e komunitetit ndërkombëtar për t’i bërë presion Serbisë për lirimin e Hasan Dakajt do t’i shërbente më së miri stabilitetit dhe mundësive të së ardhmes.”, përfundoi ai.
Avokati Xhevdet Smakiqi në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, sot në Merdare është arrestuar nga autoritet serbe.
Smakiqi ka shkruar se ai u arrestua gjatë kohës sa ishte duke kaluar kufirin, për të vazhduar në Itali së bashku me vëllain e tij, shkruan Arbresh.info.
Sipas informatave të para, avokati theksoi se atë e kanë dërguar në qendrën e ndalimit në Kushumli./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion