Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka njoftuar se është duke përcjellë me shqetësim ankesat e shumta të qytetarëve ndaj disa operatorëve kabllorë në Kosovë, shërbimet e të cilave janë të rregulluara me kontratë mes palëve.
MINT-i ka bërë të ditur se Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit në kuadër të këtij dikasteri, vetëm gjatë ditëve të fundit ka pranuar mbi 100 ankesa të natyrës së njëjtë, të cilat i ka proceduar me prioritet për trajtim të mëtejmë nga institucionet gjegjëse.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, siguron qytetarët se brenda afateve ligjore, përmes institucioneve përgjegjëse, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjeve përkatëse në fuqi”, thuhet në komunikatën për media.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, gjegjësisht Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, kanë thënë se mbeten maksimalisht të përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e konsumatorit, për çka iu bëjnë thirrje qytetarëve që ankesat t’i paraqesin duke telefonuar në numrin pa pagesë 0800 11000 apo përmes email adresës: [email protected].
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite