Një numër i madh i udhëtarëve kanë mbetur edhe të dielën në terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, me orë të tëra, pasi që kompania “Kosova Jet Express” nuk ka mundur t’i kthejë me kohë në destinacionet prej nga kanë ardhur në Kosovë në fund të vitit që lamë pas, shkruan Zëri.
Një pjesë e madhe e udhëtarëve është dashur të fluturojnë nga Aeroporti në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa fluturimi është shtyrë për në mesditë, e më pas për në mbrëmje, kështu deri në orën 19:00 për arsye të panjohura për udhëtarët fluturimi nuk ka ndodhur.
Shumë qytetarë të lodhur nga pritjet deri në 10 orë, kanë filluar të humbin durimin, me ç’rast është dashur ndërhyrja e Policisë për t’i qetësuar ata.
“Unë jam me katër anëtarë të familjes, është dashur të fluturoj në mëngjes, na thanë në drekë, më vonë në mbrëmje dhe tash po më thonë se nuk e ke në liste emrin”, i thoshte njëri prej udhëtarëve të shumtë një polici i cili mundohej t’i qetësonte ata.
Një vjet nga sulmi terrorist në Banjskë, Manastiri do të jet...
Policia shqiptoi afro 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Arrestohet gjilanasi për armëmbajtje pa leje
Ushtria izraelite paralajmëron civilët libanezë që të largoh...
Arrestohen katër persona në Shipol për kontrabandim me emigr...
Kanosi zyrtarët policor, arrestohet një grua në Pejë