Oficerët e policisë gjyqësore janë paraqitur këtë të premte në banesën e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Policia dhe OPGJ-të hyjnë në derën kryesore të pallatit ku banon Berisha në rrugën “Mustafa Matohiti”.
Kontrolli rutinë bëhet për të verifikuar nëse ish-kryeministri respekton masën e sigurisë të “Arrestit në shtëpi”, të dhënë nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe korrupsionit.
Pjesë e trupës që kreu verifikimin ishte dhe Erion Ismaili, Drejtor i Krimit Ekonomik, në Tiranë.
Kujtojmë se GJKKO caktoi mesditën e të shtunës, 30 dhjetor, masën e sigurisë “Arrest me burg”, me mbikqyrje policore, ku i lejohet komunikimi vetëm me familjarët e tij.
Sipas njoftimit të GJKKO Sali Berisha nuk duhet të largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti”, si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.
Për ekzekutimin e këtij vendimi është ngarkuar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
Avokatet e Berishës deklaruan se vendimi ishte marrë në shkelje ligjore.
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban