Ukraina sërish sulmon qytetin rus të Belgorodit

12:42 | 5 Janar 2024
R J

Shënjestra e radhës e bombardimeve ukrainase, sipas zyrtarëve, ishte Qyteti rus i Belgorodit.

Vyacheslav Gladkov, Guvernatori i Belgorodit, ka njoftuar se janë plagosur dy persona gjatë granatimeve të fundit, duke shkaktuar shumë dëme materiale.

“Sipas informacioneve janë dy viktima. Njëri ka plagë me prerje në krah, tjetri në këmbë”, tha Gladkov.

Gjatë gjithë luftës, Kremlini është përpjekur të ruajë një normalitet, por duket se sulmet e fundit ukrainase kanë shkaktuar shqetësime të mëdha te rusët.

Kjo për faktin se ukrainasit gjithnjë e më shumë po i shton sulmet kundër saj.

Ditë më parë është realizuar dhe një sulm tjetër nga forcat ukrainase, ku si pasojë mbetën të vdekur 25 persona. Gjithashtu dhe shkollat i kanë zgjatur pushimet e tyre dimërore.

Si shënjestër e Ukrainës, kryesisht, ishte një postë komanduese ruse pranë Krimesë në Sevastopol./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme