Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se do t’i dhurojë 162 milionë dollarë për kompaninë, Microchip Technology, në mbështetje të prodhimit të çipave kompjuterikë.
Bëhet e ditur se 90 milionë dollarë do të shkojnë për përmirësimin e teknologjisë së një fabrike në Colorado, ndërsa 72 milionë të tjerë për zgjerimin e një fabrike në Gresham, Oregon.
Këto investime do t’i mundësojnë kompanisë të trefishojë prodhimin e saj vendas, dhe të zvogëlojë varësinë e saj nga fabrikat e huaja.
Pjesa më e madhe e parave do të rrit prodhimin e çipave që përdoren nga ushtria, markat e veturave, pajisjet shtëpiake, dhe ato mjekësore.
Sipas zyrtarëve qeveritarë, investimet do të krijojnë 700 vende të reja pune gjatë dekadës së ardhshme.
Ky financim gjithashtu thuhet se do të ndihmojë edhe në zbutjen e inflacionit, pasi rritja e papritur e çmimeve ka ndikuar negativisht te amerikanët. /Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?