Google ADS

Vizitoi varrezat e Jasharve, politikani serb arrestohet nga BIA

18:33 | 4 Janar 2024
KRG

Kryetar i Partisë Republikane Serbe, Nikolla Sandulovic, është arrestuar nga Agjencia e Inteligjencës e Serbisë (BIA) sot.

Kështu ka bërë të ditur avokati i tij, Çedomir Stojkoviq, përmes një postimi në rrjetin sociale X, ku ka shënuar se klienti i tij është arrestuar nga një grup i panjohur nga pjesëtarët e shërbimit të sigurimit serb, raporton Arbresh.info.

Sipas avokatit, lajmin e ka marrë nga gruaja e politikanit i e cila bëri të ditur se familje nuk dine asgjë për gjendjen e tij.

Ndërsa në faqen e Sandulovic, në rrjetin social “X”, është shënuar se ai gjendet në departamenti e neurokirurgjisë, ndërsa detaje më tej ende nuk janë zbuluar.

Kujtojmë që para dy dite, Nikolla Sanduloic, kishte bërë homazhe tek varrezat e familjes Jashari ku edhe ishte shprehur se është politikani i vetëm serb i cili shpreh nderime për familjen Jashari. /Arbresh.info.

Të ngjashme