Mbi 10 mijë udhëtarë më shumë në tri ditët e para të janarit në Aeroportin e Prishtinës, 70 fluturime brenda ditës

16:19 | 4 Janar 2024
E.G

Mbi 10 mijë qytetarë më shumë sesa tre ditët e para të janarit kanë udhëtuar në zonën Shengen.

Kështu thotë për Arbresh.info, zëdhënësja e Aerportit të Prisahtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara.

“Vitin e kaluar kanë udhëtuar dikur rreth 21 mijë udhëtarë për tri ditë ndërkaq këtë vit për këto tri ditë kanë udhëtuar diku rreth 31 mijë udhëtarë.”, u shpreh Gara.

Gara thotë se për çdo vit rritet numri i udhëtarëve në këtë peridhë kohore.

Ajo thotë se pritet të ketë një rritje të udhëtimeve gjatë këtyre ditëve, por jo diçka të jashtëzakonshme.

“ Gjatë këtyre ditëve presim që të kemi më shumë rritje gjatë ketyre ditëve të numrit të udhëtarëve mirëpo jo diçka të jahstëzakonshme.”, tha ajo.

Mesatarja e fluturimeve brenda këtyre tre ditëve ka qenë 212, njofton zëdhënësja Gara.

Ndërkaq mesatarja në ditë  ka qenë rreth 70 udhëtime.

Sa i përket vendeve,  Zvicra po prin me numrin e fluturimeve, thotë Gara.

Për më shumë shikojeni videon:

Të ngjashme