Një rrëfim interesant i acarit vjen nga një qytet rus.
I njohur si qyteti më i ftohtë në botë, Yakutia i cili ndodhet në Republikën Sakha të Rusisë, sivjet ka qenë nikoqir i garës më interesante të biçikletave në botë, të cilat garuan në temperaturë -45 gradë celsisus, transmeton arbresh.info.
Pavarësisht se biçiklistët e Federatës së çiklizmit të Yakutias kishin deklaruar se rrotat e biçikletave të tyre po ngriheshin ende pa filluar gara, ajo ka vazhduar të mbahet në kushte shumë të rënda, me mjegull të dendur.
Fituesi i garës për meshkuj, Andrei Popov e kishte kaluar distancën prej 10 kilometrash për 30 minuta e 44 sekonda, ndërsa fituesja e garës për femra Nelly Pakhomova e ka kaluar distancën prej 5 kilometrash për 29 minuta e 51 sekonda.
Garuesit kishin të veshura veshje shumë të trasha prej lëkure, syze dhe dorëza.
Në qytetin Yakutia jetojnë 300 mijë njerëz dhe temperatura mesatare gjatë dimrit sillet rreth -34 gradë Celsius./arbresh.info.
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...