Manchester United ndërpreu kontratën me Reguilon, ai rikthehet tek Tottenhami

12:37 | 4 Janar 2024
D.H

Manchester United ka konfirmuar edhe zyrtarisht rikthimin e Reguilonit tek Tottenhami.

Mbrojtësi spanjoll ka qenë i huazuar tek “djajtë e kuq”, pas lëndimeve të gjata të Luke Shaë dhe Malacias, shkruan Arbresh.info.

Lajmin për ndërprerjen e huazimit e ka bërë skuadra e Manchester United përmes një postimi në rrjetet sociale të tyre.

“Sergio Reguilon rikthehet në klubin e tij, Tottenham Hotspur, pasi Manchester United aktivizoi një klauzolë përfundimi në kontratën e huazimit, Sergio përmbushi rolin për të cilin u punësua: duke mbuluar Luke Shaë dhe Tyrell Malacia ndërsa të dy ishin jashtë me lëndime afatgjata”, ka shkruar United.

Reguilon ka luajtur 12 ndeshje në tërësi me skuadrën që po drejtohet nga Erik ten Hag, që nga huazimi i tij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme