Samiti i radhës për Ukrainën do të mbahet më 10 janar

12:17 | 4 Janar 2024
R J

Ambasadorët e Ukrainës dhe vendeve anëtare të NATO-s do të takohen në Bruksel të mërkurën me kërkesë të Kievit, i cili ka bërë thirrje për më shumë mbrojtje ajrore pas sulmeve të fundit ruse.

Ky takim, në formën e Këshillit të sapoformuar NATO-Ukrainë, i cili u vendos nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg me kërkesë të Kievit, pason “sulmet e fundit ruse me raketa dhe dron kundër civilëve ukrainas”, siç tha sot zëdhënësi i Aleancës.

Rusia ka nisur ditët e fundit një nga sulmet më të mëdha me raketa dhe dronë kundër Ukrainës që nga pushtimi i vendit në 24 shkurt 2022.
Përballë këtyre sulmeve, Kievi po kërkon më shumë mbrojtje ajrore, raketa dhe drone nga aleatët e saj perëndimorë.

Ndihma ushtarake nga Shtetet e Bashkuara është ende e bllokuar nga Kongresi amerikan për shkak të hezitimit të ligjvënësve republikanë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme