Google ADS

Sulmohet patrulla policore në Merdarë, lëndohen dy zyrtarë

13:18 | 4 Janar 2024
E.H

Mëngjesin e së enjtes, një patrullë e policisë në Merdarë është sulmuar nga disa persona.

Për këtë shkak, dy zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona.

“Sot rreth orës 10:00, në Merdarë ka ndodhë një incident, ku patrulla e policisë është sulmuar nga persona të dyshuar. Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policor. Pas vënies nën kontrollë të situatës dhe shoqërimit në stacion të tre personave të dyshuar, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për veprën Sulm ndaj personit zyrtar”, tha Ahmeti.

Zëdhënësja e policisë nuk ka dhënë detaje të tjera, por sipas një mediumi i cili ka publikuar pamjet e përleshjes, shkak i kësaj situate është tejkalimi i kolonës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme