Andre Onana do të zbresë në fushë dy herë brenda 24 orëve dhe do të mbrojë portën e Manchester United dhe të Kamerunit në Kupën e Afrikës.
“Djajtë e Kuq” dhe Federata afrikane kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe portieri do aktivizohet rregullisht nga tekniku Erik ten Hag më datë 14 janar në ndeshjen e Premier League ndaj Tottenham.
Ndërsa vetëm një ditë më vonë me datë 15 do jetë sërish në fushë për të mbrojtur portën e Kamerunit në debutimin e tyre në Kupën e Afrikës ndaj Guinesë.
Kujtojmë se në momentin që United e transferoi Onanën nga Inter, portieri ishte larguar nga kombëtarja për shkak të një konflikti me trajnerin Rigobert Song dhe anglezët e kishin llogaritur 27-vjeçarin si pjesë të organikës edhe në muajin janar kur zhvillohet Kupa e Afrikës.
Megjithatë, në muajt pasardhës, Onana u bind të rikthehet në organikën e kombëtares teksa United nuk u bë pengesë për ta lejuar gardianin të luajë rregullisht në Kupën e Afrikës.
Ndaj, si klubi anglez ashtu edhe Federata e Kamerunit gjetën një zgjidhje dhe kështu, mes datës 14 dhe 15 janar, Onana do të zbresë në fushë dy herë brenda 24 orëve për të mbrojtur portën e Manchester United dhe kombëtares së tij, Kamerunit./ss
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen