Barcelona sonte kërkon fitore në udhëtim tek Las Palmasi

10:41 | 4 Janar 2024
D.H

Barcelona luan sonte ndeshjen e radhës në kuadër të xhiros së 19-të, në La Liga ndaj Las Palmasit.

Ndeshja fillon nga ora 21:30, shkruan Arbresh.info.

Blaugrana do të tentoj të shfrytëzoj gabimin e mbrëmshëm të Athletico Madridit që u mposht nga Girona.

Me një fitore katalanasit do të rrëmbenin vendin e tretë dhe do të afroheshin në shtatë pikë Real Madridit dhe Gironës që kryesojnë tabelën e La Ligas me nga 48 pikë.

Herën e fundit kur këto dy skuadra u ndeshen në vitin 2018, ndeshja u përmbyll pa fitues me rezultat 1-1./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme