Google ADS

Barcelona e sheh si opsion të ardhshëm në sulm Leroy Sanen

10:09 | 4 Janar 2024
D.H

Leroy Sane ka refuzuar të nënshkruaj kontratën e re me Bayern Munich.

Gjermanit i skadon kontrata me skuadrën bavaraze ne vitin 2025, shkruan Arbresh.info.

Sipas Bild, në rast që Sane nuk arrin dakordin me bavarezëve, mundësi e mirë për sulmuesin e krahut është të transferohet tek skuadra e Barcelonës.

Barcelona është duke e monitoruar situatën dhe po pret një lëvizje të gjermanit për të afruar lojtarin.

Kujtojmë se Sane ka hyrë fuqishëm këtë sezon në 24 ndeshje ka nëntë gola dhe po aq asistime.

Leroy është transferuar tek Bayerni në vitin 2020 nga skuadra e Manchester Cityt./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme