Lansohet kamera që shkrep foto deri në 100 megapiksel

08:45 | 4 Janar 2016
Arbresh Info

Shkrepja e fotove mbi 60 megapiksel është krijuar zakonisht duke shkrepur disa foto në të njëjtën kohë. Megjithatë, një metodë e tillë mashtruese nuk do të jetë më praktike me sistemin e ri të kamerës XF 100MP nga kompania Phase One.

Ashtu edhe siç edhe sugjeron emri, pajisja përdorë një sensor CMOS me 100 megapiksel të plotë, i cili është zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë Sony, duke qenë në gjendje të kap një numër të madh detajesh me vetëm një foto, transmeton arbresh.info. Ky është sensori i parë CMOS që arrin ngjyrat e pasura 16-bit duke premtuar një pamje natyrale që ndoshta iu ka munguar nga kamerat 14-bit. Pra, nuk keni nevojë të shkrepni foto në ndriçim të përkryer pasi kamera prodhon foto të pastra edhe me ISO 50 deri në ISO 12.800./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme