Bastiset një shtëpi në Ferizaj, gjendet armë e fishekë

09:07 | 4 Janar 2024
R J

Policia e Kosovës ka raportuar se është bastisur dje një shtëpi në fshatin Pleshinë të Ferizajit.

Sipas raportit 24 orësh të PK, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 11 fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

“Fsh. Pleshinë, Ferizaj 03.01.2024 – 18:30. Njësit policore me vendim të prokurorit kanë kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar ku në shtëpi është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë dhe 11 fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme