Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka folur sot në konferencë për media pas takimit me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla.
Ish-kryeministri britanik tha se ata vazhdojnë të mbeten mbështetës të mëdhenj të Kosovës, dhe që periudha aktuale në botë që po karakterizohet me konflikte të mëdha bën që Britania të jetë sa më përkrahëse ndaj miqve të saj.
“Ne jemi mbështetës të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës, të sovranitetit të Kosovës, dhe të së drejtës së Kosovës për t’u njohur nga të tjerët”, ka thënë Cameroni në konferencë për media.
“Mendoj që njëra prej gjërave që e dëgjova e që është shumë e rëndësishme është rëndësia e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi. Kjo është diçka në të cilën po investon Britania e Madhe. Është diçka tepër e rëndësishme për interesin tonë kombëtar”, deklaroi Cameron njofton klankosova.
“Mendoj që diskutimet që i patëm e rrokin një strukturë më të përgjithshme pasi siç shohim nëpër lajme sot, jetojmë në një botë me pasiguri të mëdha, me konflikte të mëdha, dhe është një periudhë ku shtetet si ne Britania duhet t’i përkrahim miqtë tanë, të punojmë për së afërmi në aleancat tona. Pra ajo që po e bëjmë në Kosovë i përket një strukture më të gjerë”, tha Cameron.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...