Dëmtohet nga plumbi qorr një veturë në Prishtinë

08:34 | 4 Janar 2024
R J

Policia e Kosovës ka raportuar se është dëmtuar një veturë nga një plumb qorr në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të PK, pronari i veturës kishte thënë se plumbi ka depërtuar brenda.

Rasti është nën hetime.

“Rr. Andrea Gropa, Prishtinë 01-03.01.2024 – NN.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është dëmtuar vetura nga një predhë (plumb qorr) i cili kishte depërtuar brenda veturës. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme