Google ADS

Mbappe: Fokusi tani është në PSG, jo në të ardhmen time individuale

08:32 | 4 Janar 2024
D.H

Parisi ka arritur të fitoj trofeun e Superkupës së Francës, duke mposhtur Toulouse me rezultat 2-0.

Lee Kang In dhe Kylian Mbappe shënuan golat në këtë fitore të parisienëve, shkruan Arbresh.info.

Pas ndeshjes Kylian Mbappe, foli rreth të ardhshmes së tij lidhur me qëndrimin e tij në PSG.

Ai tha se ende nuk ka marrë asnjë vendim për të ardhmen e tij.

“Nuk kam marrë asnjë vendim për të ardhmen time në këtë fazë, ende nuk ka asnjë zgjidhje”, tha fillimisht Kylian Mbappe.

Ylli francez shtoi se ka një marrëveshje me presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi.

“Po ashtu, ne e kemi një marrëveshje me presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi, kështu që të gjitha palët, janë të mbrojtura në këtë situatë”, shtoi ai.

Mbappe potencoi se fokusi i tij tani është vetëm në PSG dhe nuk mendon për të ardhmen e tij.

“Fokusi tani është në PSG, jo në të ardhmen time individuale”, potencoi Kylian Mbappe.

Kylian Mbappe tani e disa vite është fjala kryesore e merkatove si në janar ashtu edhe verës për një kalim të mundshëm tek Real Madridi por kjo nuk ndodhi asnjëherë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme