Moti sot i vranët dhe me riga shiu

07:02 | 4 Janar 2024
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Parashikohet të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme