Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Gjilan.
Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit tha për Arbresh.info se dy nga të lënduarit janë policë.
Ndërkaq deri te aksidenti, Hashani thotë se dyshohet të ketë ardhur ardhur kur vozitësi i veturës me targa civile gjatë kthimit të pasigurt godet automjetin zyrtar të Policisë së Kosovës.
“Me datën 03.01.2024 rreth orës 03:05 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën ‘’Avdullah Tahiri’’ në Gjilan. Deri tek aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur vozitësi i veturës me targa civile gjatë kthimit të pasigurt godet automjetin zyrtar të Policisë së Kosovës me ç’ rast përpos dëmeve materiale lëndime të lehta trupore pësojnë ngasësi i veturës civile dhe dy zyrtarët policor të cilët ishin në veturën zyrtare.”.
Ai theksoi se pas tretmanit mjekësor në qendrën emergjente në Gjilan të gjithë të lënduarit janë liruar për në shtëpi.
Ndërkaq rrethanat e rastit janë duke u hetues nga hetues policor të aksidenteve, bëri të ditur ai./Arbresh.info/
Gjermania dyshon se dy kabllo nënujore iu këputën qëllimshëm
Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti terr...
Abdixhiku njofton për aderimin e ri, babain e futbollistit E...
Zgjedhjet politike të 2025, Presidenti Begaj nis konsultimet...
Logopedi s’u dënua për keqtrajtimin e 3-vjeçares me autizëm,...
UEFA njofton se kanë nisur procedurat për ndeshjen mes Ruman...