Ferdonije Qerkezi ka reaguar pasi këngëtari i njohur Labinot Tahiri-Labi ia ka dhuruar 500 europër të, nëna e cila ka humbur bashkëshortin dhe katër djemtë gjatë luftës.
Me anë të një postimi në Facebook, Qerkezi e ka falënderuar atë për vizitën dhe përkrahjen financiare.
“”Nga sot më llogarit si djalin tënd!” Ishte fjalia që m’i mbushi sytë me lot por dhe më bëri krenare që një djalë flori fillon Vitin e Ri duke trokitur në derën e Shtëpisë Muze që dikur gjallëronte nga 4 djemtë e mi! Faleminderit Labinot Tahiri për vizitën dhe përkrahjen financiare!Qofsh i nderuar dhe vlerësuar përherë!”, u shpreh Ferdonije Qerkezi.
“Njëkohësisht, duke ju uruar të gjithëve Vitin e Ri! Ju falenderoj secilin prej jush që në një formë ose tjetrën nuk më harroni!”, ka shtuar ajo.
Ndryshe, këngëtari i njohur Labinot Tahiri-Labi, ka bërë të ditur se edhe 500 euro të tjera do t’ia dhurojë një veteran të UÇK-së.
“Mirënjohës për çdo sakrificë që e keni dhënë për atdheun tonë. Nesër do i’a dhurojë edhe ish veteranit të UÇK-së ato 500€ që ia kam premtu! “, shkroi Tahiri./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Labi ia dhuron 500 euro Ferdonije Qerkezit, premton 500 të tjera për një veteran të UÇK-së
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...