Inspektoriati i Tregut në komunën e Podujevës ka gjobitur me 100 euro një barnatore.
Sipas njoftimit, qytetarët janë ankuar për mosrespektim të orarit nga barnatoret kujdestare, shkruan Arbresh.info.
“Pas ankesave të pranuara nga qytetarët në lidhje me mosrespektim të orarit nga barnatoret kujdestare, inspeksioni komunal ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes për ta verifikuar ankesën e pranuar dhe ka hasur mos respektim të orarit të punës nga barnatorja, e cila përbënë shkelje të Rregullores 01-300/ 01-008480/ 22 Neni 15, pika 2.1, dhe si pasojë e një veprimi të tillë është gjobitur barnatorja me një shumë prej 100 euro.”, thuhet në njoftimin e komunës.
Në fillim të muajit shtator të vitit të kaluar Kuvendi Komunal i Prishtinës me shumicë votash ka miratuar ndryshim-plotësimin e rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së organizatave të biznesit në kryeqytet.
Sipas njoftimit, në këtë ndryshim sqarohet se nga tetori, në 5 barnatore të kryeqytetit do të ketë kujdestari me orar të plotë (24 orë).
“Orari i kujdestarisë së natës për barnatore është prej orës 21:00 deri në 07:00, kujdestarojnë 5 (pesë) barnatore në gjithë kryeqytetin. Gjobiten me nga 300 deri në 1000 euro personi fizik dhe nga 1000 deri në 3000 euro personi juridik, nëse nuk i përmbahen orarit të përcaktuar. Orari i barnatoreve kujdestare do të publikohet së shpejti”, thuhej në njoftim.
“Të dielave dhe gjatë festave do të punojnë 10 barnatore kujdestare me orar 24h”, thuhej tutje në njoftim./Arbresh.info/
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...