2024/25 UEFA Conference League: Ndeshjet, finalja, datat kryesore

18:00 | 3 Janar 2024
E.G

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka publikuar datat e ligës më të re, Conference League.

Sezoni 2024/24, do të jetë edicioni i katërt, ndërsa është i pari që nga ndryshimi i emërimit në UEFA Europa.

Sezoni i ri do të fillojë më 11 korrik 2024 dhe do të zgjasë deri  më 28 maj 2025 ku do të luhet ndeshja finale, raporton Arbresh.info.

Faqja zyrtare e UEFA-s, ka bërë të ditur se këto data janë të caktuar për këtë kompeticion, mirëpo mund të jenë të përkohshme dhe mund të ndryshojnë.

Si do të jetë formati i ri i Conference League – UEFA Europe?

Ndryshimi më i madh është në fazën e grupeve, e cila do të bëhet një fazë e vetme e Ligës me 36 ekipe. Secila palë përballet me gjashtë skuadra të ndryshme (tre në shtëpi, tre jashtë).

Tetë më të mirat në përgjithësi kalojnë direkt në raundin e 16-të; skuadrat që përfundojnë nga e nënta në të 24-ën do të konkurrojnë në raundin e eliminimit eliminues në play-off, me fituesit që do të kalojnë deri në 16-shen e fundit. Që atëherë e tutje është një nokaut direkt.

Kur do të zhvillohet ndeshjet e fazës së Conference League për sezonin 2024/25?

Ndeshjet e para sipas UEFA-s janë të  paraparë të zhvillohet me 3 tetor 2024, ndërsa të dytat më 24 tetor, kurse të tretat  më 7 nëntor.

Ndërsa më 28 nëntor do të zhvillohen ndeshjet e fazës së katër, kurse më 12 dhjetor ato të fazës së pestë dhe më 19 dhjetor fazës së fundit.

Kur do të zhvillohet faza e eliminimit?

Play-offi do të zhvillohet më 13 dhe 20 shkurt në vitin 2025. Ndërsa raundi i 16-të zhvillohet më 6 dhe 13 mars. Çerekfinalet do të zhvillohen më10 dhe 17 maj 2025, gjysmëfinalet më 1 dhe 8 maj, kurse finalja pritet të zhvillohet më 28 maj 2025.

Kur do të bëhet hedhja e shortit dhe kur do të zhvillohet finalja?

Data e hedhjes së shortit ende nuk është bërë publike, ndërsa UEFA-s tanimë ka vendosur që stadiumi “Wrocław” të jetën nikoqir i këtij eventi të madh.

Stadiumi i shteti polak, ka kapacitet prej mbi 40 mijë ulëseve, ndërsa është stadiumi i tretë më i madh në Poloni. Ky stadium është ndërtuar në vitin 2011. Në këtë stadium janë zhvilluar disa ndeshje të kampionatin evropian “Euro 2012”, ku në këtë kampionat, shteti i Polonisë dhe i Ukrainës ishin nikoqir të këtij kampionati.

Çka përfiton fituesi i i Conference League?

Përveç një trofeu tërheqës, skuadra e cila e fiton Conference League, siguron një vend në fazën e eliminimitt në Champions League, nëse eventualisht nuk kualifikohen në fazën e Europa League nëpërmjet konkurrencës së tyre në ligat vendase.

Historia e Conference League?

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka konsideruar për shtimin e një gare të nivelit të tretë, duke besuar se një kampionat i nivelit të tillë mund të shërbej si një mjet për t’u dhënë klubeve nga vendet anëtare të UEFA-s më të ulëta një shans për të përparuar përtej eliminimit të tyre të zakonshëm nga ligat vendore në Champions Leagugue dhe Europa League.

Më 2 dhjetor 2018, UEFA njoftoi se kompeticioni – i njohur përkohësisht si “Europa League 2” ose thjesht “UEL2” – do të nisej si pjesë e ciklit të garave trevjeçare 2021–24, me UEFA duke shtuar se turneu i ri do të sjellin “më shumë ndeshje për më shumë klube dhe më shumë shoqata”.

Më 24 maj 2021, UEFA zbuloi trofeun dhe identitetin e markës së konkursit. Trofeu i Europa Conference League është 57,5 cm i gjatë dhe peshon 11 kg (24 lb).

Për së pari herë këtë trofe e fitoj skuadra italian AS Roma ndaj Feyenoord me rezultat 1-0, ku finalja u zhvillua në Shqipëri në stadiumin “Air Albania”.

Ndërsa në sezonin e dytë, fitues i finales ishte West Ham United, të cilët mposhtën Firontinës me rezultat 1-2, finale kjo e cila u zhvillua në Çeki, në stadiumin “Eden Arena”.

Pjesë e këtij kompeticioni kanë qenë edhe skuadra kosovare si FC Ballkani të cilët kanë shkruar historinë në futbollin kosovar duke arritur kualifikimin në fazën e grupeve në dy sezonet, 2022/23 si dhe në sezonin 23/24. /Arbresh.info/ Kasim Gerbeshi/

Të ngjashme