Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer me 300 euro shoferit i cili nuk ka respektuar kufizimin e shpejtësisë.
Sipas policisë, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h ai ka drejtuar mjetin me shpejtësi 168 km/h, shkruan Arbresh.info.
Të njëjtit i janë shqiptuar edhe tri pikë negative si dhe për tre muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.
“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 168 km/h, i njëjti është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin për media./Arbresh.info/
Seanca e përbashkët Kosovë-Shqipëri, policia njofton për ndë...
Rama ndan pamje nga Shëngjin-Velipojë: Një nga investimet më...
Projektligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Për...
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s