Këngëtari i njohur Labinot Tahiri-Labi, ka njoftuar se sot ka dhuruar 500 euro për Ferdonije Qerkezin, nënës e cila ka humbur bashkëshortin dhe katër djemtë gjatë luftës.
Këtë e ka bërë gjatë një vizite që ka zhvilluar në shtëpinë e saj.
“Vitin e fillova në vizitën tek nëna e hekurt shqiptare Ferdonie Qerkezi, me dhimbjen e saj dhe dhimbjen e shumë shqiptarit që humben të dashurit e tyre gjatë luftes se Kosovës! Asaj ia dhurova 500€ sa do pak për fillim e këtij viti dhe i premtova që jam i gatshem për çdo gjë qe i duhet asaj dhe nanes shqiptare”, ka shkruar Tahiri.
Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se edhe 500 euro të tjera do t’ia dhurojë një veteran të UÇK-së.
“Mirënjohës për çdo sakrificë që e keni dhënë për atdheun tonë. Nesër do i’a dhurojë edhe ish veteranit të UÇK-së ato 500€ që ia kam premtu! “, shkroi Tahiri./Arbresh.info
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen